Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale September 24, 2022 - 14:27

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 190 testime në total, kanë rezultuar tri raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit thuhet se nga COVID-19 janë shëruar 15 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekje, raporton Zeri.info.

Raste aktive mbeten 48 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 17 persona.

Kurse që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 836 mijë e 079 doza të vaksinës.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 294 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 667 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 145 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 781 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19. /Zëri