Mehaj: Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë stërviten së bashku, para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar

Mehaj: Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë stërviten së bashku, para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar

Aktuale September 24, 2022 - 13:03

Ekipe përfaqësuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë stërvitur së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar ‘Cambrian Patrol 2022’.

Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, ka shkruar Mehaj.

Image

Image

Image

Image