Abdixhiku: Eurodeputeti austriak Mandli flet çdo herë për historinë e Kosovës dhe krimet e Serbisë

Abdixhiku: Eurodeputeti austriak Mandli flet çdo herë për historinë e Kosovës dhe krimet e Serbisë

Aktuale September 23, 2022 - 22:31

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të premten ka takuar euro-deputetin austriak, Lukas Mandl, i cili po qëndron në Kosovë.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Lukas Mandl në çdo paraqitje të tij flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë dhe për të ardhmen e Kosovës si pak zëra tjera në Evropë, raporton Zeri.info.

“Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian. Në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoj rezolutën tonë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rezoluta morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty”.

“Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë. Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falënderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tonë” ka shkruar Abdixhiku.