Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Haitit Généus, diskutojnë për bashkëpunim

Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Haitit Généus, diskutojnë për bashkëpunim

Aktuale September 23, 2022 - 19:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në Neë York, ka takuar kryesuesin e delegacionit të Haitit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Haitit, Jean Victor Généus.

Në takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira dhe u diskutua për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit.

U diskutua edhe për situatën në përgjithshme në rajon e më gjerë, krizën energjetike dhe atë ushqimore.

Presidentja Osmani theksoi se në kohë sikurse këto solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë parakushte për tejkalimin e situatave të tilla.

Në takim me ministrin Généus, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për integrimin euroatlantik dhe se ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit. Sipas saj, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është prioritet shtetëror. /Zëri

Image
Image