Qeveria propozon zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike

Qeveria propozon zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike

Aktuale September 23, 2022 - 16:25

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se përmes këtij vendimi, qeveria i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme.

“Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike. Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Zëri