Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi, rezoluta e PDK-së për grevën votohet nesër

Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi, rezoluta e PDK-së për grevën votohet nesër

Aktuale September 22, 2022 - 17:14

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën në mungesë të kuorumit, ku po debatohej për situatën në arsim pas grevës.

Kryetari Glauk Konjufca, ka thënë se në mungesë të kuorumit seanca do të vazhdojë nesër prej orës 10:00 ku pritet të votohet edhe rezoluta e propozuar nga PDK-së, që i bën thirrje Qeverisë brenda 48 orëve të gjejë një zgjidhje për grevë, raporton Zeri.info.

“Vetëm 54 deputetë po marrin pjesë në këtë seancë, kështu që nuk ka kuorum. Kjo rezolutë votohet nesër në orën 10:00”, ka deklaruar Konjuca.

Tri pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja:

  1. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës qën ë afat 48 orësh tnga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociata të nevojshme me këshillin Grevistë të BSPK-së deri në zgjedhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e Grevës
  2. Kërkojmë nga Qeveria që në afat prej 5 dite nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësues të autorizuar të BSPK-së në grupin punues në hartimin e ligjit të pagave, para miratimit të tij në Qeveri dhe të marr konsideratë propozimet e tyre
  3. Kërkojmë nga Qeveria që të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave. /Zëri