
Osmani takohet me kryeministren e Zelandës së Re
Aktuale
September 22, 2022 - 16:19
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në New York, ku po takohet me liderë botëror.
Osmani ka njoftuar se mbrëmë ka takuar kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ndërsa ka thënë se bota është më paqësore kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave, transmeton Zeri.info.
“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë. Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, ka shkruar Osmani. /Zëri