Kurti: Vëllezërit janë për te shtëpia, jo për në Qeveri
Foto: Laura Hasani

Kurti: Vëllezërit janë për te shtëpia, jo për në Qeveri

Aktuale September 22, 2022 - 14:05

Në Kuvend po debatohet për grevën e përgjithshme të BSPK-së, ku ditë më parë u bë virale deklarata e tij se Rrahman Jasharaj i kishte thënë “Ndihmomë si vëlla”.

Kurti përsëri ka përmendur këtë shprehje, duke thënë se është irrituar nga kjo shprehje, sepse ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër.

“Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur asnjëherë në Qeveri. Unë besoj se vëllezërit janë për te shtëpia, e ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. Natyrisht, irritohem kur dikush vjen në Qeveri dhe më thotë vëlla”, u shpreh Kurti.

Ai më tej foli edhe për takimin me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli, për të cilin tha se e ka refuzuar propozimin e tij.

“Më 1 shtator kam takuar kreun e BSPK-së Atdhe Hykollin dhe i kam propozuar që pakon për përballje me inflacionin ta paralajmërojmë bashkë, por nuk kanë pranuar. Unë jam i interesuar t’i forcojë sindikatat dhe ua kam bërë këtë ofertë, por ata nuk kanë pranuar. Më 3 shtator unë kam prezantuar pakon, pra pa kryetarin e BSPK-së. Më gjeni ndonjë qeveri që e ndan një sukses të tillë bashkë me sindikatat bashkërisht. Por, jemi refuzuar”, u shpreh ai. /Zëri

Image