Kurti thotë se kreu i BSPK-së refuzoi ftesën që pakon anti-inflacion ta bëjnë bashkë
Foto: Laura Hasani

Kurti thotë se kreu i BSPK-së refuzoi ftesën që pakon anti-inflacion ta bëjnë bashkë

Aktuale September 22, 2022 - 13:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 1 shtator i ka kërkuar kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Atdhe Hykollit, që pakon anti-inflacion ta bëjnë bashkë.

Ai ka shtuar se këtë propozim e ka bërë si socialdemokrat, pasi thotë se “është për forcimin e sindikatave”.

“Kanë refuzuar, nuk kanë dashur pakon anti-inflacion ta dizajnojmë bashkë”.

Më pas Kurti tha se më 3 shtator kanë propozuar 50 euro shtesa për punonjësit publikë.

Kurti ka përsëritur sërish se si kryeministër do të duhej ta takonte kreun e Bashkimit të Sindikatës, e Arbëria Nagavci ta takojë Rrahman Jasharajn, kreun e Sindikatës së Arsimit.

Po ashtu Kurti ka thënë se “sindikata nuk është e sinqertë”, pasi pas takimit nuk e konsultuan anëtarësinë për vazhdimin ose ndërprerjen e grevës. /eo

Image