Vuçiqi reagon ndaj Sveçlës: Më kërcënoi, veç le të vazhdojë

Vuçiqi reagon ndaj Sveçlës: Më kërcënoi, veç le të vazhdojë

Aktuale September 16, 2022 - 15:34

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të cilin tha se e ka kërcënuar.

Ai tha se Sveçla vetëm të vazhdojë ta kërcënojë.

“Më ka kërcënuar mua, porositësin e Kurtit. Unë nuk kam asnjë problem me këtë. Vetëm le të vazhdojë të kërcënojë”, tha Vuçiqi. Ai tha se Serbia është duke u përballur me shumë sfida, raporton B92.

“Është e rëndësishme që ata kanë gjëra të lehta para tyre. Ata po ia dalin mirë me ndërprerjet e energjisë, është vërtet e lehtë dhe e këndshme për ta, dhe do të jetë vetëm e lehtë dhe e këndshme për ta… Epo, le të kërcënojnë”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi shtoi se i pëlqente gjithmonë kur dikush i kërcënonte dhe se kurrë nuk do të donte që ata të kërcënonim dikë. “Vetëm le të kërcënojë, le të vazhdojë, ai është shumë i rrezikshëm dhe i rëndësishëm dhe le të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, shtoi me ironi Vuçiqi.

Tutje, gjatë ditës ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili një ditë më parë tha që Aleksandar Vuçiqin e presin ditë të vështira.

“Ky është kërcënim direkt ndaj presidentit Vuçiq. E dimë se ju po doni që të nxitni konflikte kundër serbëve në fund të tetorit. Por Vuçiqi nuk ua ka frikën huliganëve të cilët janë të guximshëm vetëm para kamerave”, është shprehur Petkoviqi në Twitter. /shqip.com