Kurti u largua nga seanca pasi do të takohej me Lajçakun

Kurti u largua nga seanca pasi do të takohej me Lajçakun

Aktuale September 15, 2022 - 14:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u largua nga seanca ende pa përfunduar ajo e shkak për këtë është takimi me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak.

Ky takim ka nisur në orën 14, raporton Zeri.info.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ku shkroi “Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend”. /Zëri