
Qeveria ndan 2.6 milionë euro për specializantët
Aktuale
September 14, 2022 - 11:19
Qeveria e Kosovës ka ndarë në mbledhjen e së mërkurës 2.61 milionë euro për pagesën e specializantëve.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se bëhet fjalë për një ndarje shtesë, në mënyrë që të vazhdojë pagesa e specializantëve.
“Bëhet fjalë për një ndarje shtesë, në mënyrë që të vazhdohet pagesa e specializantëve”, ka thënë Murati.