
Mot i vranët, me reshje shiu e shkarkime rrufesh
Aktuale
September 11, 2022 - 08:07
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas IHM-së, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, shkruan Zeri.info.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Zëri