Paralajmërohet takim midis Kurtit, Escobarit dhe Lajçakut

Paralajmërohet takim midis Kurtit, Escobarit dhe Lajçakut

Aktuale August 17, 2022 - 18:23

Në prag të rundit të ri të dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë takim në Bruksel në mbrëmjen e 17 gushtit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, mëson REL-i.

Sipas burimeve diplomatike, ky takim dëshmon koordinimin gjithnjë e më të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian rreth Kosovës.

Burimet diplomatike thanë se Washingtoni dhe Brukseli kanë interes të përbashkët paqen e stabilitetin në rajon, si dhe realizimin e aspiratave që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet në familjen evropiane.

Ky bashkëpunim është i domosdoshëm për të arritur sukses edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, thanë burimet diplomatike.

Kurti dhe Vuçiq do të takohet më 18 gusht në Bruksel, në rundin e ri të dialogut. Temë e bisedimeve, sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, do të jetë edhe synimi që të ulen tensionet mes dy vendeve.

Tensionet u rritën pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës.Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në Kosovë. Serbia e aplikon këtë masë ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime të qyteteve të Kosovës të tilla si UR, PZ, KM e të ngjashme.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Më 17 gusht, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kurti tha se nuk do të heqë dorë nga zbatimi i vendimeve, pasi tha se ato janë ligjore.

Me Stoltenbergun u takua edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Shefi i NATO-s tha se misioni në Kosovë, KFOR, mbetet i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria.Takimet me Stoltenbergun, por edhe rundi i ri i dialogut është thënë se kanë për synim uljen e tensioneve.

Edhe pas heqjes së barrikadave, zyrtarët në Kosovë dhe Serbi kanë ashpërsuar retorikën, gjë që bëri që BE-ja të reagonte duke paralajmGjatë 17 gushtit, Vuçiq ka njoftuar se është takuar me Lajçakun.

“Në një bisedë me Lajçakun përsërita përkushtimin e fortë të Serbisë që të vazhdojë të bëjë gjithçka me qëllim të ruajtjes të paqes dhe stabilitetit në rajon, sikur edhe që përmes dialogut të vijmë deri te gjetja e kompromisiz, pa presion dhe ultimatume. Përsërita se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të dakorduara dhe nënshkruara në Bruksel, sepse ne i kemi përmbushur në tërësi të gjitha obligimet tona”, shkroi Vuçiq në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja më 2011. Por, palët kanë dallime sa i përket epilogut të procesit. Kosova kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi.