Meta: BE-ja nuk i liberalizon vizat me Kosovën se ka frikë nga krimi kosovar

Meta: BE-ja nuk i liberalizon vizat me Kosovën se ka frikë nga krimi kosovar

Aktuale August 16, 2022 - 19:57

Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat me Kosovën sepse ka frikë nga krimi kosovar.

Këtë deklaratë e ka bërë sot nga Vlora, ish-presidenti shqiptar, kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Evropa ka problem shumë të madh me kriminalitetin që vjen nga vendet e Ballkanit. Kriminaliteti shqiptar në Kosovë, grupet kriminale kanë penguar vizat në Kosovë. Nuk ka lidhje me këto vendet që nuk duan [t'ua liberalizojnë vizat]”, tha Meta.

Kjo është hera e parë që thuhet kjo deklaratë nga politika shqiptare për liberalizimin e vizave për Kosovën kur edhe nga vetë drejtuesit e BE-së mosmarrje e këtij vendimi është konsideruar dështim i unionit. /ReportTv