Krasniqi falënderon Begajn për rishikimin e rezolutës së KE-së për raportin e Dick Martyt
Photo: Laura Hasani

Krasniqi falënderon Begajn për rishikimin e rezolutës së KE-së për raportin e Dick Martyt

Aktuale August 16, 2022 - 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot, Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj të cilin e ka uruar për postin e presidentit.

Kreu i PDK-së ka përgëzuar Presidentin e Shqipërisë për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur besim se ky vendim i BE-së, pas shumë vonesave, ka kthyer vëmendjen kah Ballkani Perëndimor.

Derisa Presidenti Begaj e ka vlerësuar të lartë angazhimin të PDK-së, dhe angazhimin e Shqipërisë për proceset jetike të Kosovës me qëllim të fuqizimit të shtetësisë, demokracisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.

Lideri i PDK-së ka falënderuar shtetin shqiptar për adresimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me kërkesë për të rishikuar rezolutën e KE-së për raportin e ish-senatorit Dick Marty.

Gjatë takimit me Presidentin Begaj, kryetari Memli Krasniqi tha se PDK si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, është duke punuar për të ndërtuar një vizion të ri për të ardhmen e vendit tonë, gjithmonë në aleancë të ngushtë më shtetin shqiptar dhe aleatët nga SHBA dhe vendet e BE-së. /Zëri