Haradinaj: Me Begajn kemi biseduar për një pakt të përbashkët të mbrojtjes

Haradinaj: Me Begajn kemi biseduar për një pakt të përbashkët të mbrojtjes

Aktuale August 16, 2022 - 11:39

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast, Haradinaj u deklarua se bashkë me Begajn, kanë diskutuar tema të ndryshme, për ndërtimin e hekurudhës Kosovë – Shqipëri, për një pakt të përbashkët të mbrojtjes dhe për çështje të sigurisë.

“Kemi dikutuar çështjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët e globit përçështjen e sigurisë, për krijimin e një pakti për mbrojtje të përbashkët, kemi folë për bashkëpunimin në energji… Kërkuam që shqiptarët kudo që janë të pajisen me shtetësi të Kosovës. Kemi kërkuar ndihmën e Shqipërisë në politikën e jashtme për të gjitha çështjet me rëndësi për Kosovën. Nga Shqipëria kërkojmë që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje me Serbinë, për njohje reciproke.”, tha ai.

Tutje Haradinaj duke folur për dialogun, tha se NATO e prirë nga Amerika nuk e lejon destabilizimin e Ballkanit teksa theksoi se ka retorikë false nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Halli është me e mbulu marren me një marrëveshje për mossulmim nga kryeministri Kurti”, tha ai.

Ndërsa duke komentuar situatën me energji elektrike, ai u deklarua se i ka paraparë rreziqet, duke shtuar se gjithashtu ka paraparë “katastrofë në këtë qeveri”.

“Është një dështim i qeverisë. Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhimi i keq i kësaj qeverie”, ka thënë ai.

Presidenti i Shqipërsë, Bajram Begaj po qëndron në Kosovë nga e hëna, në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës së presidentit.

Begaj, gjatë ditës së martë është takuar me liderë të partive opozitare në Kosovë.

Ai ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mirëpo nuk është prononcuar për media.

Begaj aktualisht është në takim me Erxhan Galushi nga minoritetet./Teve1