Stavileci ironizon me strategjinë e Qeverisë për Energji

Stavileci ironizon me strategjinë e Qeverisë për Energji

Aktuale August 16, 2022 - 11:05

Blerand Stavileci, ish-ministër i Ekonomisë nga radhët e PDK-së, ka thënë të martën se Qeveria e Kosovës nuk ka ende strategji për energjinë, përkundër asaj që po e konsumon gjysmën e mandatit.

“Imagjinoni, pas gati 3 vitesh ardhjeje në pushtet dhe gati gjysmë mandati të plotë, e as pas 50 ditësh përfundimi të diskutimeve publike, vendi jonë ende nuk ka strategji për energjinë”, ka shkruar Stavileci.

Mes tjerash ai ka ironizuar me pushtetin për strategjinë e energjisë elektrike.

“Po shpresojmë e po imagjinojmë që nga kjo pritje e madhe do të mrekullohemi me përmbajtjen e saj. Një është e sigurt dhe t'jeni të bindur që me këto zgjidhje gjeniale që po priten energji do të kemi sa të dojmë, çmime të lira sa s'ka më dhe reduktime fare hiç”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Kosova edhe dimrin e fundit është përballur me krizë energjetike, derisa Shqipëria i kishte ndihmuar duke i dhënë rrymë. /Zëri