Vazhdon të bie numri i pacientëve me COVID-19 në SHSKUK

Vazhdon të bie numri i pacientëve me COVID-19 në SHSKUK

Aktuale August 16, 2022 - 10:00

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se po vazhdon të bie numri i pacientëve që po trajtohen ne klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së 44 pacientë po marrin trajtim nëpër klinika dhe spitale, ndërsa dje kanë marrë shërbime 58 pacientë me COVID-19.

Derisa 12 pacientë po trajtohen në klinikën infektive, tre në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi dhe në klinikën e Neonatologjisë një foshnje. /Zëri

Raporti i datës 16 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientë + 3 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.