“Daily Mail”: Mbi 4 mijë shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe përmes varkave të vogla
Foto: Daily Mail

“Daily Mail”: Mbi 4 mijë shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe përmes varkave të vogla

Aktuale August 16, 2022 - 09:47

Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull emigrantëve shqiptarë që janë në Britaninë e Madhe.

Sipas burimeve të kësaj gazete këtë vit mbi 4000 shqiptarë kanë kaluar kanalin e “La Manshit” që kalon nga Franca për në Angli.

Sipas burimeve zyrtare të cituara nga kjo gazetë thuhet se është rritur në masë të madhe numri i emigrantëve shqiptarë, shkak për këtë janë përdorimi i taktikave të reja nga trafikantët, transmeton Zeri.info.

Ministria frikësohet se ky numër vetëm se do të rritet dhe pastaj do të jetë e vështirë që të largohen nga Britania e Madhe.

“Ne kemi parë rritje të emigrantëve shqiptarë, sepse ata paguajnë më shumë dhe u grantohet qëndrimi në Britani. Këta njerëz vijnë në vendin tonë dhe shpesh e shmangin largimin, sepse shfrytëzojnë ligjet e reja të Britanisë së Madhe”, citohet një burim nga Ministria e Brendshme.

Sipas këtyre burimeve në një periudhë gjashtëjavore nga qershori dhe korrik të këtij viti, 1075 shqipatë kanë arritur në Britani përmes varkave të vogla, sipas “Daily Mail” kjo është e lehtë, sepse në rrjete sociale si “Tik Tok” mund të gjesh oferta të mira.

Image

Sipas këtij burimi numri i emigrantëve pritet të rriten ndjeshëm, kurse deri më tani numri i emigrantëve të paligjshëm deri më tani ka arritur në 200000, kurse prej tyre një e pesta ishin shqiptarë. /Zëri