Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: 10 vjet pa intelektualin e politikanin e shquar 

Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: 10 vjet pa intelektualin e politikanin e shquar 

Aktuale August 15, 2022 - 17:43

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar politikanin Arbën Xhaferi në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Xhaferi do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare, si dhe kontributin në kultivimin e vlerave të demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e më gjerë, raporton Zeri.info.

“Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastrukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare – Arbën Xhaferi”.

“Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta”, ka shkruar Krasniqi. /Zëri