Begaj në takim me Konjufcën: Mbështesim Kosovën për anëtarësim në BE e NATO

Begaj në takim me Konjufcën: Mbështesim Kosovën për anëtarësim në BE e NATO

Aktuale August 15, 2022 - 15:22

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen e tij si president të Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Ai i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës.

Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare. /Zëri