Pas një muaji patentat shqiptare do njihen në Arabinë Saudite

Pas një muaji patentat shqiptare do njihen në Arabinë Saudite

Aktuale August 15, 2022 - 09:41

Procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite tanimë janë përmbyllur.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga Shqipëria, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre

Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave. /euronews