Kaq janë pritjet në pikat kufitare

Kaq janë pritjet në pikat kufitare

Aktuale August 15, 2022 - 08:34

Qendra për menaxhim kufitar ka publikuar raportin, ku shihet se ka fluks në disa prej pikave kufitare, kryesisht në dalje.

Në pikën kufitare në Merdar pritjet janë deri në dy orë, ndërsa kurse kolona është 600 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të gjata të mjeteve.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 400 metra. /Zëri

Image