Pas reshjeve, në Kosovë pritet të rikthehet i nxehti afrikan

Pas reshjeve, në Kosovë pritet të rikthehet i nxehti afrikan

Aktuale August 15, 2022 - 08:22

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat pritet të sjellin reshje shiu.

Sipas IHMK-së, i nxehti afrikan pritet të kthehet në Kosovë, duke bërë që temperaturat të rriten, raporton Zeri.info.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

“Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës. Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK”, thuhet ndër të tjera. /Zëri