Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale August 15, 2022 - 08:15

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 5992.

Në 24 orët e fundit të raportuara janë shëruar 928 persona, raporton Zeri.info. Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar 7 persona me doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Zëri