BE-ja ua tërheq vërejtjen Kurtit e Vuçiqit për deklaratat për luftë

BE-ja ua tërheq vërejtjen Kurtit e Vuçiqit për deklaratat për luftë

Aktuale August 14, 2022 - 11:13


Rritja e retorikës nxitëse së fundmi mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkanin Perëndimor, janë shqetësuese.

Kështu janë shprehur zyrtarë të BE-së përmes një deklarate për media.

Në deklaratë thontmë se politikanët e lartë të dy palëve do të mbahen përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe, potencialisht, dhunës në rajon.

"Të dyja palët duhet t'i japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella dhe deklaratave të rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi. Të gjitha çështjet e hapura do të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE pret që të dy liderët të diskutojnë për këto tema sfiduese në Dialogun e ardhshëm të Nivelit të Lartë, të thirru nga Borrelli, mes Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel", thuhet në deklaratë, raporton Zeri.info.

Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kontekstin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, sipas deklaratës, kërkon një klimë që kontribuon në rivendosjen e besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira, ku marrëveshjet e kaluara respektohen dhe zbatohen plotësisht, dhe ku veprimet dhe deklaratat që janë të papajtueshme me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike të rajonit nuk kanë vend.

"BE-ja, duke përfshirë edhe misionin e saj civil EULEX, mbetet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u tha në këtë deklaratë. /Zëri