
Selmanaj kundër lejimit të shamisë për vajzat e mitura: Cenohen themelet e demokracisë kushtetuese
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se është kundër lejimit të shamisë për vajzat e mitura në shkolla publike.
Sipas tij, Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar edhe Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se Kosova është shtet laik, raporton Zeri.info.
Selmanaj thotë se kushdo që e cenon këtë normë kushtetuese ka cenuar themelet e demokracisë.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës: Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tone”, ka shkruar Selmanaj. /Zëri