![Çfarë përmbajnë dorëshkrimet që Trumpi u përpoq t’i zhdukte në tualet? [foto]](/uploads/zeri.info/images/2021/November/11/auto_auto_auto_auto_auto_donald-trump-oval-office15502293041570199774157174978015828008811636648931.jpg)
Çfarë përmbajnë dorëshkrimet që Trumpi u përpoq t’i zhdukte në tualet? [foto]
Dje FBI-ja bastisi kompleksin Mar-a Lago të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ku kërkoheshin materiale të marra nga presidenca e SHBA-së.
Mirëpo, gazetarja Maggie Haberman ka zbuluar edhe disa imazhe të dorëshkrimeve të Trumpit, që e rëndojnë atë edhe më shumë.
Sipas saj, Trumpi në dy raste është munduar që t’i grisë dokumentet konfidenciale e të cilat më pas janë gjetur në tualetin e tij, raporton CNN, transmeton Zeri.info.
Në imazhet e publikuara dje nuk dihet qartë autori i këtyre dokumenteve, por ato shihet se janë të shkruara me dorë nga Trumpi, me një laps ngjyrë të zezë.
Habermani ka thënë se njëra ndër fotot është në tualetin e Shtëpisë së Bardhë, kurse tjetra nga një udhëtim jashtë shtetit.
“Kush e di se çfarë përmban ajo letër? Vetëm ai që merrej me to, por besohet se ka gjëra të rëndësishme aty”, tha gazetarja dje.
Gjatë mandatit të tij, Trumpi nuk përfillte rregullat e Presidencës për ruajtjen e të dhënave konfidenciale.
Fotografitë mund t’i shihni KËTU:

