I ndalohet hyrja për 5 vjet në Kosovë gazetares së dyshimtë ruse

I ndalohet hyrja për 5 vjet në Kosovë gazetares së dyshimtë ruse

Aktuale August 07, 2022 - 10:48

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se brenda kompetencave ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan.

"Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës", njoftoi Sveçla, raporton Zeri.info.

Ai tha se kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se gazetarja ruse u ndalua mbrëmë në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës në veri.

Ndërkohë, Asmalova ka folur për mediat ruse pas lirimit të saj nga Policia e Kosovës.

Mes tjerash, ajo ka pretenduar se PK-ja i ka thënë asaj se "do të të dërgojmë në Ukrainë" ose "do t'ju dorëzojmë te amerikanët".

Ajo është marrë në pyetje për disa orë në lidhje me dyshimet për spiunazh për ushtrinë ruse. /Zëri