EULEX-i do të shtojë patrullimet në Ujman pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës

EULEX-i do të shtojë patrullimet në Ujman pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës

Aktuale August 06, 2022 - 21:02


Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar për sulmin e sotëm në Ujman ndaj Policisë së Kosovës.

Ai tha se për shkak të këtyre sulmeve, misioni i tij do t'i shtojë patrullimet.

"Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX-i do të shtojë patrullimet e saj në zonë", tha Wigemark.