Deputeti ukrainas i kërkon zyrtarisht Kuvendit të tij ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas i kërkon zyrtarisht Kuvendit të tij ta njohë Kosovën

Aktuale August 06, 2022 - 12:24


Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në organin ligjvënës ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në Twitter.

"Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur", shkroi Goncharenko.

Deputeti në fjalë ka publikuar po ashtu një hartë në Facebook me vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Zëri