
Borrelli fton zyrtarisht Kurtin dhe Vuçiqin për takim më 18 gusht
Aktuale
August 06, 2022 - 08:16
Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, ka ftuar kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë për një takim të radhës në Bruksel më 18 gusht.
Në këtë takim, Borrelli thotë se shpreson që Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi të gjejnë rrugën përpara.
"Po i ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara mes Prishtinës dhe Beogradit", shkroi Borrelli në Twitter. /Zëri