Bislimi: Listës Serbe nuk i interesojnë serbët e Kosovës

Bislimi: Listës Serbe nuk i interesojnë serbët e Kosovës

Aktuale August 05, 2022 - 23:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Listës Serbe në nuk i interesojnë serbët që gjenden në Kosovë.

Në një intervistë për RTK-në ai po ashtu ka folur edhe për mundësinë dhe  kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë.

Më tutje Bislimi është shprehur se Qeveria nuk ka nevojë të shkarkohet Rakiq, pasi Qeveria po e dekonspiron atë ditë për ditë.

Sipas tij, kabineti qeveritar ka 18 anëtarë të kabinetit dhe është apo nuk është Rakiq në qeveri, nuk ka fare rëndësi.

“Qeveria e Kosovës ka 18 anëtarë të kabinetit. 15 ministra. 2 zv/kryeministra dhe një kryeministër. Në kushte normale këta janë anëtarët e kabinetit”, thotë Bislimi.

Ai po ashtu është shprehur se për të treguar se Lista Serbe është e Beogradit dhe jo serbëve të Kosovës, janë Rakiq dhe Radojçiq.