Raporti i DASH-it për klimën e biznesit, Shqipëria shihet ende si vend me korrupsion të lartë

Raporti i DASH-it për klimën e biznesit, Shqipëria shihet ende si vend me korrupsion të lartë

Aktuale August 05, 2022 - 22:50

“Korrupsioni endemik vazhdon të minojë sundimin e ligjit dhe të rrezikojë zhvillimin ekonomik. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, duke përfshirë gjyqësorin, mungesën e transparencës në prokurimet publike, mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha në Shqipëri”.

Ky është thelbi i raportit të Departamentit Amerikan të Shteti që analizon klimën për të bërë biznes në Shqipëri.Sipas raportit, investitorët amerikanë e shohin shumë të vështirë të bëjnë biznes në këtë vend dhe përveç korrupsionit rreshtojnë edhe një sërë pengesash të tjera ku nuk harrohet edhe numri shumë i madh i PPP-ve që jepen dhe që nuk e ndihmojnë shumë klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Sa për atmosferën politike sipas Departamentit të Shteti duket relativisht e qetë, ku përmenden dy momente kryesore, njëra që ka për aktor sipas tyre kreun e PD Sali Berisha edhe pse nuk përmendet me emer, duke ju referuar momentit të hyrjes në selinë e PD dhe tjetra është ngjarja e 2011 me 4 të vrarë mes protestuesve në sheshin përballë Kryeministrisë./a2