Dua Lipa dekorohet me titullin “Ambasadore Nderi”

Dua Lipa dekorohet me titullin “Ambasadore Nderi”

Aktuale August 05, 2022 - 19:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me titullin “Ambasadore Nderi”, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.

Osmani tha se e falënderoi Duan në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës për atë se çfarë ka bërë për vendin, shkruan Zeri.info.

Presidentja më tej përmendi edhe dy vajzat e saj, për të cilat tha se kishin kënaqësinë ta takojnë Dua Lipan.

“Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”, shkroi Osmani. /Zëri