Osmani diskuton me Hovenierin për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit

Osmani diskuton me Hovenierin për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit

Aktuale August 04, 2022 - 20:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin thuhet se ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit.

Në një njoftim nga Presidenca, thuhet se në takim u diskutua dhe për takimin e suksesshëm me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar javën e kaluar në Ëashington.

“Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve në mes të dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej thuhet se presidentja Osmani e ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për “progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken”. /Zëri