
Hovenieri takohet me Kurtin, Abbottin me Bislimin
Aktuale
August 03, 2022 - 13:01
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, si dhe ai britanik Nicholas Abbott janë parë sot në Qeverinë e Kosovës.
Më herët u raportua se ambasadorët e QUINT-it kishin shkuar për takim me krerët e shtetit, por më vonë u kuptuar se ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe kanë mbajtur takime të ndara.
“Zëri” ka mësuar se Hovenieri ka qenë në takim me kryeministrin Albin Kurti e që është takim i rregullt javor, ndërsa Nicholas Abbott është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Asnjëri nga ambasadorët nuk është prononcuar për media pas takimeve. /Zëri
