
Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin për situatën në Kosovë
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar sot me kryeministrin Albin Kurti, pas tensioneve të dielën e kaluar në veri të Kosovës.
Stoltenbergu ka thënë se me Kurtin ka biseduar për tensionet e fundit dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it, transmeton Zeri.info.
Shefi i NATO-s tha se ka kërkuar që palët të ruajnë qetësinë dhe se do të mbetet në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të Misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka njoftuar Stoltenbergu në Twitter. /Zëri
Spoke to @albinkurti about the recent tensions in #Kosovo & the continued importance of our @NATO_KFOR mission. All sides must maintain calm, avoid unilateral actions & support EU-mediated dialogue. I remain in close contact w/both Pristina & Belgrade.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 2, 2022