Kapen mbi 6 tonë mallra kontrabandë nga Serbia në Mitrovicë

Kapen mbi 6 tonë mallra kontrabandë nga Serbia në Mitrovicë

Aktuale July 07, 2022 - 10:35

Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës, në kuadër të planit operativ, sot kanë parandaluar katër raste të tentim-kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Dogana ka njoftuar se njësitet e saj kanë identifikuar automjetet e dyshimta, të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit.

“Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

• Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.

• Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.

• Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.

• Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestruar, derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri

Image