Prokuroria jep detaje për aksionin në Shtërpcë

Prokuroria jep detaje për aksionin në Shtërpcë

Aktuale July 07, 2022 - 09:38

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin policor që po zhvillohet në katër lokacione të ndryshme në Shtërpcë.

Prokuroria ka bërë të ditur se aktualisht në këtë aksion janë duke u larguar kamerat ilegale të vendosura nga strukturat ilegale, transmeton Zeri.info.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht janë duke u bastisur katër (4) lokacione të ndryshme, si dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me këtë aksion persona të arrestuar për momentin ende nuk ka. /Zëri