Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë

Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë

Aktuale June 30, 2022 - 12:53

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin bullgar Rumen Radev, gjatë punimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, që po mbahet në Madrid.

Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “Mbase sot lajmi i mirë”, krahas pamjeve gjatë bashkëbisedimit me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Gjithashtu kryeministri Rama shihet teksa bisedon me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe me liderë të vendeve të tjera të NATO-s.