Kurti: Çmimet s’janë rritur vetëm në Kosovë, Qeveria po përpiqet të marrë masa

Kurti: Çmimet s’janë rritur vetëm në Kosovë, Qeveria po përpiqet të marrë masa

Aktuale June 30, 2022 - 12:43

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që është evidente që çmimet janë rritur, por që sipas tij kjo nuk po ndodh vetëm në Kosovë.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Kurti tha që çmimet janë rritur globalisht, edhe për shkak të vështirësive të zinxhirit të furnizimit.

“Është evidente se kemi rritje të çmimeve në përgjithësi, e posaçërisht të atyre për produkte të konsumit. Kosova nuk është e vetme në këtë situatë. Çmimet janë rritur globalisht, edhe për shkak të kufizimeve të zinxhirit të furnizimit. Kemi të bëjmë me inflacion të importuar, mbi të cilin ne si Qeveri nuk kemi kontroll ose ndikim”, tha Kurti.