Kusari-Lila: Çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë

Kusari-Lila: Çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë

Aktuale June 30, 2022 - 11:55

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në debatin në Kuvendin e Kosovës ka thënë se çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Kusari-Lila tha se me këtë rast opozita po bën politikë të padrejtë.

Ajo e ka përmendur edhe hapat që i ka ndërmarrë Qeveria për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, duke i përmendur edhe ndarjen e 100 eurove për të punësuarit dhe studentët.

E para e deputetëve të Vetëvendosjes shtoi se gjatë dy vjetëve janë rritur të hyrat nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.