Bytyqi Kurtit: E more në qafë popullin, 42 mijë qytetarë braktisën vendin në vitin 2021

Bytyqi Kurtit: E more në qafë popullin, 42 mijë qytetarë braktisën vendin në vitin 2021

Aktuale June 29, 2022 - 09:58

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka rikujtuar kryeministrit Kurtit largimin e 42 mijë qytetarëve nga Kosova, që u bë në vitin 2021.

Sipas saj, një trend I tillë i migrimit shihet si një dështim i qeverisjes aktuale, raporton Zeri.info.

“Mirëmëngjesi kryeministër S’e di a e dini, meqenëse ju i dini të gjitha. Janë mbi 42 mijë qytetarë që braktisën vendin nga viti 2021. A nuk është kjo alarmante për ju, e njëkohësisht e dhimbshme? Dështimi e keqqeverisja nuk është ndryshe. Na e more në qafë këtë popull!”, shkroi deputetja e AAK-së.