Kurti ngushëllon familjarët e të vrarëve në Osllo: Ne qëndrojmë me Norvegjinë
Foto: Laura Hasani

Kurti ngushëllon familjarët e të vrarëve në Osllo: Ne qëndrojmë me Norvegjinë

Aktuale June 25, 2022 - 11:44

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit tragjik të mbrëmshëm që ndodhi në Oslo të Norvegjisë ku një klub nate, dy persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën, pas një sulmi që dyshohet të jetë terrorist.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhjen për ngjarjen që ka ndodhur në Oslo, raporton Zeri.info.

Ai gjithashtu iu shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve në këtë tragjedi.

“Zemërthyer shikoj masakrën në Oslo. Urojmë më të mirat për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionit social është një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë – ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.