Hapet sot pishina e Gërmisë
Foto: Laura Hasani

Hapet sot pishina e Gërmisë

Aktuale June 25, 2022 - 08:38

Pishina e Gërmisë nga sot do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, që duan të freskohen në këto ditë të nxehta qershori.

Këtë e ka bërë të ditur dje menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën, ku sipas tyre tani janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“NPL ‘Sport Marketing’ do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit verore të përgatitur”, thuhet në njoftim.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Pishina do të hapet në orën 10:00. Kurse edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro. /Zëri