189 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

189 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale June 25, 2022 - 08:27

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 189.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3.139 persona.

Gjatë 24 orëve janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës.

Ndërsa deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.112 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Zëri