Spanja pro heqjes së vizave për Kosovën

Spanja pro heqjes së vizave për Kosovën

Aktuale June 24, 2022 - 18:32

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha të premten se Spanja është e gatshme të pranojë që BE-ja t'i japë Kosovës, një shteti që ajo nuk e njeh, heqjen e vizave të propozuar nga Brukseli në 2016.

“Spanja ka qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e heqjes së vizave për Kosovën”, tha kryeministri spanjoll në një konferencë për shtyp në fund të takimit të Këshillit Evropian në Bruksel, e cila u parapri nga një takim me liderët e Ballkanin Perëndimor, raporton "EuropaPress", transmeton Zeri.info.

Komisioni Evropian propozoi në maj të vitit 2016 përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve, shtetasit e të cilëve nuk kanë nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtër në zonën Schengen, pasi konstatoi se vendi kishte plotësuar kërkesat për ta bërë të mundur këtë.

Megjithatë, Këshilli Evropian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile kësaj mase, jo vetëm për shkak se pesë nga vendet anëtare të tij – Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia – nuk e njohin Kosovën si të pavarur. Vendi shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008.

Presidentja e saj, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten, në fund të takimit me liderët evropianë, se “edhe vendet që kanë hezituar në të kaluarën” kanë treguar mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me heqjen e vizave.

Osmani i përshëndeti deklaratat e mbështetjes por theksoi se “tani duhet të kalojmë nga fjalët në vepra”. "Ne kemi nevojë për veprime konkrete, përveç deklaratave të mbështetjes, dhe ne kemi nevojë për një vendim tashmë për heqjen e vizave", tha ajo. /Zëri