Pishina e Gërmisë nga nesër e hapur për qytetarë – këto janë çmimet
Foto: Laura Hasani

Pishina e Gërmisë nga nesër e hapur për qytetarë – këto janë çmimet

Aktuale June 24, 2022 - 18:09

Nesër nga ora 10:00, pishina e Gërmisë do të hapë dyert për qytetarë.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, që menaxhon me pishinën, thuhet se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Sipas tyre, kjo ndërmarrje do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit veror të përgatitur, raporton Zeri.info.

Po ashtu në pishinë është angazhuar staf profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Nga kjo ndërmarrje kanë treguar edhe për çmimin e hyrjes në pishinë.

Edhe këtë sezon hyrja në pishinë për të rritur është 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro. /Zëri